'Lopatat që paralajmërojnë rënien'

Gazetari, Hysni Gurra ka ironizuar sloganin e fushatës elektorale të rilindjes që u zbulua sot në qendër të Tiranës.

Gurra është shprehur se Rama nuk bën kurrë gjëra rastësore, por jep mesazhe. 

Në këtë linjë, ai shton se atëherë duhet të pranojmë që lënia në dorë të Rakip Sulit të Kamzës dhe Emirjona Sakos së Durrësit e zbulimit të sloganit do të thotë se Tirana ka rënë.

 Postimi i Gurrës:

Lopatat që paralajmërojnë rënien

Shiheni kush e ka zbuluar sloganin e fushatës elektorale të rilindjes- Rakip Suli i Kamzës, dhe ku (?), mu në derë të Bashkisë së Tiranës.

Nëse e pranojmë të gjithë që Rama nuk bën kurrë gjëra rastësore, por jep mesazhe, atëherë duhet të pranojmë që lënia në dorë të Rakipit e zbulimit të sloganit do të thotë se Tirana ka rënë.

Mbjellin pemë të gjithë kandidatët e PS në mes të sheshit ‘Skënderbej’ për të mbuluar gënjeshtrën e 1 milionë pemëve të Veliajt.