Ish-trajneri i Kombëtares parashikon derbin Inter-Milan në gjysmëfinalen e Championsit
I intervistuar nga “AGI”, Kristian Panuçi analizon momentin e Interit mes Serisë A dhe Ligës së Kampioneve: “Interi ka qenë në një krizë në kampionat që nga fillimi. Nuk mund të humbasin dhjetë ndeshje në një kampionat, ku përveç 2-3 skuadrave të gjitha të tjerat janë të përballueshme.
Prova është fakti që ata bëjnë shumë mirë në Champions League, është problem grupi. Simone Inzagi duhet të ndezë dritën, përgjegjësitë janë gjithmonë te trajneri, sepse është ai që paguan. Tani për tani ai ndihet nën presion, por tani ai ka një mundësi në Champions League për t’i heshtur të gjithë përsëri.
Mendoj se duhet ta lejojnë të përfundojë sezonin, pastaj të bëhen vlerësimet”, u shpreh ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, që foli edhe për individët:
“Lukaku vendimtar? Në Europë duhet Lukaku në 100%, të cilin nuk e kemi parë kurrë deri më tani. Për mua, për mënyrën si luan Interi, Lukaku është më i rëndësishëm se Dzeko. Pastaj mes Çalhas dhe Brozoviçit, vërtet Çalhanoglu bëri shumë mirë, por unë jam i dashuruar me Brozoviçin, sepse ai është lojtari ideal për Interin”.
Në fund italiani bëri një parashikim edhe për gjysmëfinalen. “Patjetër që kalon Interi me Benfikën, do të ketë derbi me Milanin në gjysmëfinale”.