Show i stilit 'alla Cosa Nostra'/ Varrmihësit e bashkive me lopata në duar
Qershor 2022, u ngrit për herë të parë në 30 vite alarmi i falimentimit të bashkive.
Alarmin nuk e ngriti opozita, e ngriti vetë ai, Edi Rama.
Asnjë bashki në vend nuk ka krijuar një burim të ardhurash të pavarur dhe që lidhet me tregun. Korrupsioni i lartë dhe abuzimi bëri që Rama të fliste publikisht për falimentim të bashkive.
Kavaja dhe Vora ishin në gjendje më të keqe financiare. Të dy kryetarët e këtyre bashkive janë rikandiduar nga Rama. Të dy ishin sot me lopata në dorë në sheshin "Skënderbej".
Vetë Rama, ministri i Brendshëm, Çuçi dhe ministrja e Financave, Ibrahimi deklaruan se mbi 50% e bashkive ishin në prag falimenti, plot 35 prej tyre.
Thuajse 80% e kryebashkiakëve që falimentuan bashkitë janë rikandiduar nga Edi Rama. Kush e detyron KM të rikandidojë njerëz që janë provuar si falimentues të bashkive?
Krimi? Paraja e kandidatëve, apo çfarë?
Kaq mjafton për shqiptarët për të kuptuar talljen dhe show-n e stilit “alla Cosa Nostra” të Ramës sot në çeljen e fushatës elektorale.