'Nuk ka gjë që na frikëson', Zhulali: Kjo është përgjigjia e çdo opozitari për Ramën

E ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv ishte ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe Drejtuesja e Departamentit për Politikat me Jashtë në PD, Ilda Zhulali.

Zhulali është shprehur se gjuha e dhunës nuk i frikëson demokratët dhe se ata janë njerëz që kanë vendosur të jetojnë në Shqipëri pavarësisht çdo probleme që ka ky vend.

Fatkeqësisht për PS por fatmirësisht për Shqipërinë se i gjithë kontingjenti që është vënë në shënjestër është opozita shqiptare. Ky është një kontingjent njerëzish të cilët kanë treguar me vepra se as nuk joshen as nuk blihen dhe as nuk  shantazhohen. Kjo është dhe përgjigjja që dha kryetari i PD, Sali Berisha por edhe përgjigjja e çdo demokrati që sot ka vendosur të jetojë në Shqipëri.

Nuk ka asgjë që të frikësojë ata njerëz që kanë vendosur të jetojnë me dinjitet dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë deri në minutën e fundit pavarësisht kërcënimeve që do t’i vijnë atyre.

Unë besoj që sot PS edhe në kuadër të vizitës që po bëhet me Eskobar kishte mundësinë që të bënin një fytyrë tjetër të paktën përpara një partneri të cilën ata e cilësojnë si kryesorin, përkundrazi treguan që janë po të njëjtët njerëz që nuk reagojnë ndaj gjërave negative që ndodhin në Shqipëri.