", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/April/11/auto_Screenshot_41681231657.png", "width": 900, "height": 701 } }

Zyrtare/ Borussia Dortmund rinovon kontratën me mesfushorin 26-vjeçar

 

Tashmë është zyrtare, Julian Brandt rinovon kontratën me Borussia Dortmund. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi gjerman me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Në të thuhet se Brandt ka firmosur një kontratë të re e cila do të mbajë të lidhur me klubin deri në vitin 2026. Më parë, kontrata e tij e vjetër skadonte në vitin 2024.

Pas firmës së hedhur në kontratë, Julian Brandt foli për faqen zyrtare të Dortmund ku u shpreh shumë i lumtur për këtë marrëveshje. “Edhe katër vite të tjera së bashku. Unë vazhdoj të kënaqem çdo ditë që jam pjesë e këtij klubi”, ishin disa nga fjalët e Julian Brandt.