E rëndë në Memaliaj, mësuesja dhunohet nga tezja e nxënëses
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në institucionet arsimore në Memaliaj. Sipas informacioneve, mësohet se një mësuese është dhunuar në ambientet e shkollës 9-vjeçare "Nimete Progonati".
Mësuesja me iniciale M.H. 43 vjeçe është dhunuar nga tezja e një nxënësie në ambientet e shkollës. Tezja kishte shkuar që të merrte mbesën nga shkolla pas mbarimit të mësimit dhe është ndeshur me të qarat e fëmijës.
Mësohet se fëmija është shprehur se ndaj saj është ushtruar dhunë fizike dhe bullizuar nga mësuese e në këtë moment ka agravuar situata, e cila ka degjeneruar në dhunë.
Mësuesja e dhunuar e ka referuar rastin në polici duke denoncuar agresoren S.K për dhunë për shkak të detyrës.