'Shqipëria t'i përkasë të rinjve'/ Meta në Elbasan: Të bëjmë një kthesë të fortë për të mbrojtur familjen!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur gjatë tryezës për familjen në Elbasan për programin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit.

Ai tha se duhet të bëhet një kthesë shumë e fortë për të mbrojtur rolin e familjes pasi theksoi se në këtë mënyrë mbrohet atdheu dhe e ardhmja e këtij vendi. 

Meta tha se e ardhja e këtij vendi janë të rinjtë dhe Shqipëria duhet t'i përkasë të rinjve. 

Më shumë përpjekje duhet të bëhen për konsulta të ndryshme të psikologëve dhe shërbimeve të tjera që janë të mundshme. Besoj se së bashku do të bëjmë një kthesë të fortë sepse vetëm duke mbrojtur familjen do të arrijmë të mbrojmë atdheun dhe të kemi të ardhmen e këtij vendi të garantuar. Dhe e ardhmja e këtij vendi që është Shqipëria t’i përkasë të rinjve”, deklaroi Meta.