Aventura me Chelsean drejt fundit, Zakaria pranë transferimit në Turqi
Aventura e Denis Zakaria te Chelsea nuk po shkon aq mirë dhe këta të fundit nuk kanë ndërmend ta blenë kartonin e tij nga Juventusi. Mesfushori zviceran nuk është në planet e teknikut Allegri dhe sezonin e ardhshëm pritet të huazohet në një klub.
Sipas italianes “Calciomercato”, e ardhmja e Denis Zakaria pritet të jetë në Turqi me fanellën e Galatasaray. 26-vjeçari zviceran shihet nga klubi turk si një objektiv për të rikthyer Galatasaray në Champions League në sezonin e ardhshëm.
Ish-mesfushori i Borussia Monchengladbach ka një kontratë që e mban të lidhur me Juventusin deri në verën e vitit 2026.
Ky sezon nuk ka qenë aq i mirë për Zakarian me fanellën e “bluve të Londrës”. Mesfushori regjistron në të gjitha kompeticionet me Chelsean 10 paraqitje ku ka shënuar vetëm një gol.