Sekuestrohen 15 580 euro në Kapshticë, procedohet 30 vjeçari nga Manza

Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në Kapshticë duke sekuestruar 15 580 euro.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të imtësishëm, në valixhet e shtetasit L. S., 30 vjeç (pasagjer në një autobus), banues në Manëz, Durrës, gjetën 15 580 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji.

Njoftimi i policisë/ Kapshticë

Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 15 580 euro. Procedohet penalisht poseduesi, i cili nuk i deklaroi në kufi, siç e përcakton ligji.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe autoritetet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të imtësishëm, në valixhet e shtetasit L. S., 30 vjeç (pasagjer në një autobus), banues në Manëz, Durrës, gjetën 15 580 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji.

Shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga strukturat hetimore të DVP Korçë, të cilat referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për 30-vjeçarin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.