Pamje të frikshme nga Rusia, shihni si janë mbuluar me hi qytetet nga shpërthimi i vullkanit Sivelich
Një nga vullkanet më aktivë të Rusisë shpërtheu sot, duke mbuluar me hi qytete të tëra dhe fshatra.
Vullkani Sivelich shpërtheu pak pas mesnate dhe për gjashtë orë hodhi hi në një sipërfaqe prej 108,000 kilometrash katrorë, sipas Shërbimit Gjeofizik të Akademisë Ruse të Shkencave Kamchatka.
Lava e dalë nga vullkani shkriu borën, e cila u kthye në baltë, ndërsa zona të mëdha janë mbuluar me shtresa hiri 8.5 cm.
“Hiri ka mbuluar një sipërfaqe prej 20 kilometrash dhe reja e hirit ka mbuluar fshatrat aty pranë”, tha drejtori i Shërbimit Gjeofizik për të vazhduar: “Vullkani ka të paktën një vit që po përgatitej… dhe procesi vazhdon edhe pse është qetësuar pak tani”.
Shkencëtarët që monitorojnë fenomenin thanë se vullkani ka të ngjarë të qetësohet tani, por krijimi i reve të tjera të mëdha të hirit nuk mund të përjashtohet.
Është e rëndësishme për sigurinë e qytetarëve që rrjedhat e llavës të mos arrijnë në fshatrat lokale.
The eruption of the Shiveluch volcano began in Kamchatka. There was an ash emission for 20 km, several villages were covered by an ash cloud. The highest air hazard code has been declared. Video from social networks#Russia #Shiveluch #Volcano pic.twitter.com/CKPFbjLlE9
— skadefron (@skadefron) April 11, 2023