SYRI TV/ 'Shpërblimi 5 mijë lekë, tallje për ne', pensionistët: Nuk mjafton as për ilaçe!
Pensionistët e quajnë tallje, shpërblimin 5 mijë lekë të akorduar nga qeveria. Ata thonë se kjo vlerë është vetëm për të mos marrë borxh vetëm për një muaj për të blerë ilaçet. Në Korçë, qytetarët të moshës së tretë kërkojnë rritje pensionesh, jo lëmosha në periudhë zgjedhjesh.
Nga SYRI TV
Dhënia e një shpërblimi për pensionistët në prag të nisjes së fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit nuk e ka kënaqur moshën e tretë. Ata shprehen se 5 mijë lekshi i dhënë nga qeveria nuk shërben as për kafe dhe si i tillë është i pamjaftueshëm, pasi theksojnë se kanë nevojë për rritjen e pensionit dhe jo për shpërblim.
Një pensionist thotë se ky 5 mijëlekësh iu dha për votime, por shprehet se nuk do ta shesë votën e tij.
Pensionistët janë shtresa më e vuajtur të cilët ndër vite presin rritje pensionesh pasi edhe situata aktuale ekonomike nuk i ndihmon për një jetesë normale, duke marrë parasysh pensionet e ulëta dhe kostot për ilaçe, ngrohje dhe ushqimet.