Angli, një shqiptar, furnitori kryesor i bandës që importonte kokainë në Leicester
Një shqiptar ndër dy të arrestuar nga Leicestershire që importonin kokainë nga Londra në këtë qark, ishte pjesë e një bande të madhe droge: Gazmend Hoxha me Joshua Garrigan ishin në mesin e 10 personave të përfshirë në organizimin e një trafiku prej qindra mijëra paundësh.
Gazmend Hoxha, 47 vjeç ishte mes gjashtë anëtarëve të bandës që ishin në gjyq në gjykatën e qarkut në Derby pas hetimeve për veprimet e të ashtuquajturës ‘Eddie Line’.
Ky operacion i rrjetit të drogës drejtohej nga vëllezërit shqiptarë Edmond dhe Eduard Haziri, të cilët kontrollonin lëvizjen e kokainës nga Londra për në zonën veriperëndimore të Leicestershire.
Malli i klasit A u transferua gjithashtu nga kryeqyteti për në Derbyshire si dhe në Staffordshire.
Hoxha ishte një anëtar kyç i operacionit, që udhëtonte nga Leicester në Londër për të rifurnizuar drogën në të gjithë rajonin.
Veprimet e 47-vjeçarit i sollën bandës qindra mijëra paund në periudhën prill 2021 dhe mars 2022 përpara se të kapej nga Policia e Derbyshire. Hetimet shpejt gjetën anëtarë të tjerë, duke përfshirë Joshua Garrigan.
Në total, 10 persona u arrestuan, me Garrigan, 32 vjeç, i cili u deklarua fajtor për synimin për të furnizuar me kokainë.
Tre të tjerë u deklaruan fajtorë me Alban Krasniqin, 34 vjeç nga Londra, Daniel Stavrat, 29 vjeç me adresë të pacaktuar dhe Razvan-Ionel Manoliu, 27 vjeç nga Burton Upon Trent, të cilët që të gjithë e pranuan rolin e tyre në operacionin e drogës.
Megjithatë, Hoxha nuk u deklarua fajtor dhe doli në gjyq përkrah vëllezërve Haziri si dhe Samuel (25 vjeç) dhe Simion Stoica (22 vjeç) nga Ëolverhamptom dhe Kristi Priftit, 23 vjeç me adresë të pacaktuar. Të gjashtë u shpallën fajtorë si furnitorë kokaine.