Presidenti Begaj dënon atentatin me eksploziv ndaj kreut të PD-së: Përgjegjësit duhet të dalin para ligjit

Presideti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas shpërthimit me tritol të makinës së kryetarit të Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, Benard Ndrecës, në oborrin e shtëpisë.

Në njoftimin për mediat, presidenti Begaj ka dënuar me forcë aktet e dhunës ndaj çdo individi dhe aktivisti politikë, duke nxitur institucionet ligjzbatuese të identifikojnë e të vendosin para ligjit personat përgjegjës.

Reagim i Presidentit të Republikës SH.T.Z Bajram Begaj

Mësova me shqetësim mbi vendosjen e një sasie eksplozivi në automjetin në pronësi të Z.Bernard Ndreca, në Laç, Vau i Dejës.

Dënoj me forcë aktet e dhunës ndaj cdo individi e ndaj aktivistëve politikë të çdo kahu.

Nxis institucionet përgjegjëse të identifikojnë e të vendosin para ligjit personat përgjegjës.