SYRI TV/ Kapriçot e qeverisë, gjermanët paditin Ramën për Portin e Durrësit
SYRI TV
Një padi e re është regjistruar ndaj Shqipërisë, në po të njëjtën ditë kur kryeministri Edi Rama kërcënoi largimin nga Gjykata e Arbitrazhit e ICSID.
Kompania EMS Shipping & Trading regjistroi më 7 prill një çështje në Uashington, për mosmarrëveshjen sa i takon koncesionit për Portin e Durrësit.
Kjo kompani ka fituar të drejtën e kontratës koncesionare [prej vitit 2013, për të operuar Terminalin Lindor në Portin e Durrësit, për ngarkimin dhe shkarkimin e anijeve. Gjermanët ankohen për projektin e ri të transformimit të portit, që do ta zhvendosë portin e mallrave në Porto Romano.
Por, sipas tyre, në mungesë të portit të ri, vazhdimi i aktivitetit koncesionar të EMS nuk është i sigurt.
Kompania ka edhe rreth 25 vite të mbetura në kontratën 35-vjeçare, ndërsa fitimet e saj në vitin 2021 llogariten në rreth 1,3 milionë euro. Kërkesa për dëmshpërblim nga ky gjyq i ri në arbitrazh mund të variojë nga disa dhjetëra deri në disa qindra milionë euro, duke i shtuar një tjetër kosto të rëndë xhepave të qytetërve shqiptarë.
Përpara se t’i drejtohej tribunalit, EMS i kishte dërguar një letër Kuvendit dhe përfaqësive diplomatike të Gjermanisë dhe BE në Shqipëri, duke ngritur shqetësim ndaj përfaqësuesve të qeverisë shqiptare.