Vëllai i vrau gruan/ ‘Hajde se janë vrarë dy vetë në shtëpi’, burri i viktimës tregon se si e mori lajmin: Më ra të fikët kur…

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Me zemër të hapur” në News24, burri i Migena Sinanit që u vra nga kunati i saj, ka thyer heshtjen.

Në një bisedë me moderatoren e emisionit, Evis Ahmeti, Erion Sinani tregoi detaje rreth ngjarjes.

“Ata janë njerëzit e mi. I kam krahun e djathtë. Sot me ka uruar Arieli ditëlindjen. Dhimbja është shumë e madhe. Fëmijët janë mirë.”, tha Erioni.

INTERVISTA

Çfarë ndodhi atë ditë?

Nuk e di se kam qenë në punë.

Çfarë të ka treguar nëna dhe babai?

Nuk e di se jam i tronditur. S’di ça të them. Jam i bllokuar fare.

Ju e keni ditur se vëllai ka pasur armë?

Jo se di që ka pasur vëlla.

Ku u gjet arma?

Se di se nuk kam qenë në shtëpi. Nuk ishte te vendi. Se di kush e ka lëvizur.

Po arsyet e ekzekutimit kush kanë qene?

Nuk e di!

A qante natën vajza juaj?

Po edhe qante, se fëmijë është.

Si e more vesh ngjarjen?

E mora vesh pak më vonë. S’më punonte telefoni se s’kishte valë. Më kishin marrë mami dhe babi më thanë; hajde në shtëpi se është bërë hataja. Babai ma tha se; janë vrarë dy veta nga shtëpia. Aty më ka rënë të fikët. Më ka sjell shoku im. Nuk më lanë të hyja në shtëpi se kishte shumë polici. Trupi i Rolandit u gjet para shtëpisë.