KAFE SHQETO/ Si po e ndryshon fatin e tyre, narrativa e dëshmive të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Ndërkohë që vazhdon gjyqi në Hagë ndaj ish-drejtuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë prezantimit të mbrojtjes, u bë e qartë se çështja do të rrotullohet rreth një çështje: sa kontroll kishte Hashim Thaçi mbi UÇK-në? Sipas gazetës britanike, ‘Guardian’, ky do të jetë pikërisht lëmshi më i vështirë për t’u sqaruar gjatë gjyqit.
Megjithatë narrativa e dëshmive të ish-krerëve të UÇK-së, duket se po e ndryshon fatin e tyre.
Të ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto' për të diskutuar më gjatë rreth kësaj çështje ishin: eksperti i sigurisë Drizan Shala, si dhe gazetarja Albionë Zhitia.
Diskutimi në Studio:
Flavio: Çfarë mesazhi i ka dhënë qytetarëve të Kosovës ky absurd i ndodhur ditët e fundit në Kosovë, me ish-krerët e UÇK-së?
Drizan Shala: "Për sa i përpket çështjes së akuzës nga ana e prokurorisë, ku në qoftë se lexohet dhe ata të cilët kanë qenë korrekt gjatë asaj kohe mund të themi që 80% e akt-akuzës ndërlidhet kryesisht me prendentime të prokurorisë së Serbisë të cilët ishin ngritur, pra nuk është asgjë e re përpos një avazi i vjetër i asaj për të gjetur një kujdestar fajtor të vjetër, ku fajtori në këtë rast tentohet t’i vihet ushtrisë çlirimtare të Kosovës.
Meqënëse deri më tani është treguar se nuk ka të bëjë fare me krimet e pretenduara nga ana edhe më të specializuara, pra as në të kaluarën nga ana e pretendimeve që ka pasur shteti i Serbisë në raport me strukturën, por edhe përfaqësuesve.
Të mos harrojmë një gjë, që akt-akuza apo elementet e saj është prokuroria e Serbisë, e cila ka patur një gjykim nga qendra ndërkombëtare e Hagës, pra tani jemi në fazën e katërt ku tentohet me çdo kusht në çdo kohë të gjendet fajtori të cilët ndoshta fare hiç nuk ka të bëjë me pretendime që ka ngritur prokuroria e Serbisë".
Albionë Zhitia: "Siç e tha edhe zoti Shala, në realitet është absurde kjo që po ndodh, mirëpo ndoshta do të duhej që edhe struktura politike e Kosovës e cila në atë kohë ishte vetë presidenti Hashim Thaçi, pjesë e themelimit të Gjykatës Speciale dhe në vazhdimësi ka bërë presion që të themelohet kjo gjykatë ku ndër vite pastaj filloj të zhbëhej kjo gjykatë.
Ndoshta po të flasim me gjakftohtësi do të duhej që në atë kohë të gjykohej kjo gjykatë.
Nëse ndalemi tek akt-akuza që rëndon mbi krerët e UÇK-së shohim që kemi akt-akuza të cilat në realitet nuk kanë të bëjnë me asgje që Kosova ka kaluar në vitet 99’.
Mirëpo, gjatë javës që kaluar kur ka filluar ky proçes, kemi parë persona që i përkasin një linje, asaj demokratike të Kosovës, sesa akuzës për krime gjatë luftës në Kosovë".
Klea Sula/Syri.net