Hila, kandidati i opozitës, thirrje Çuçit: Akt kriminal ndaj kreu të PD, të zbardhet sa më shpejt!

Zef Hila, kandidati për kryebashkiak i opozitës në Vaun e Dejës, ka dalë në mbështetje të kreut të degës së PD, Benard Ndrecës, pas sulmit me eksploziv që iu bë sot  në automjetin e tij, i cili u konsiderua qartësisht si politik.

Në një deklaratë për mediat nga vendi i ngjarjes, Hila e dënoi ashpër aktin dhe i bëri thirrje krerëve të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit të veprojnë me shpejtësi:

“Ky është një akt kriminal ndaj rastin t’u bëj thirrje, Ministrit të Brendshëm,z. Çuçi; Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ndaj këtij akti kriminal ndaj kryetarit të degës së PD në Vaun e Dejës të marrin masa të menjëhershme që ky rast kriminal të zbardhet sa më shpejt dhe autorët të marrin dënimin e merituar.”

Pyetje: Këto janë ngjarje që përsëriten në Vaun e Dejës sa herë ka zgjedhje. A i druheni se mund të përshkallëzohet situata në klimën aktuale politike?

Zef Hila: Absolutisht nuk i druhemi, asnjë lloj akti, sepse gjithë strukturat e PD, të gjithë banorët e Vaut të Dejës, të gjithë qytetarët janë të qartë në situata të tilla. Ky është një rast kriminal ndaj Policia duhet ta zbardhë sa më shpejt këtë akt. “