VIDEO/ Ja momenti kur dy persona të maskuar vendosin eksplozivin te makina e kreut të PD-së
Janë bërë publike pamjet kur dy persona i afrohen makinës së kreut të PD në Vaun e Dejës, Benard Ndreca dhe i vendosin lëndën shpërthyese.
Ata instalojnë tritolin ne pjesën e përparme të makinës nga ana e pasagjerit.
Siç shihet nga pamjet, një prej autorëve shtrihet në tokë nga ana e djathtë e makinës, pranë gomës, për të vendosur eksplozivin, ndërsa tjetri e ruan dhe asiston.
Montimi i eksplozivit ka zgjatur reth 6 minuta dhe më pas dy autorët janë larguar.
Banesa e Ndrecës ndodhet në fshatin Paçram dhe shpërthimi ka ndodhur në momentin kur Ndreca po hipte në makinën e tij.
Ky sulm me eksploziv ndaj kreut të PD ndodh në nisje të një fushate elektorale ku z. Ndreca është angazhuar me të gjitha energjitë me koalicionin "Bashkë Fitojmë" për zgjedhjet vendore të 14 majit.