Image

Ushtarër rus të burgosur që u shkëmbyen

 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/April/11/auto_2023-04-10T142318Z_1588630491_RC2PB0AI7RQ6_RTRMADP_3_UKRAINE-CRISIS-RUSSIA-PRISONERS1681196603.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë më shumë se 200 ushtarakë të burgosur

Më shumë se 200 ushtarë rusë dhe ukrainas janë kthyer në shtëpi në një shkëmbim të të burgosurve, thanë vendet ndërluftuese të hënën.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se 106 ushtarë rusë u liruan nga paraburgimi i ukrainasve në kuadrin e një marrëveshjeje me Ukrainën.

Andriy Yermak, shefi i shtabit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, tha se Rusia liroi 100 të burgosur ukrainas.

Në asnjërin njoftim nuk përmendej nëse ishte i përfshirë në marrëveshje ndonjë ndërmjetës.

Disa nga ushtarët ukrainas kanë lëndime të rënda dhe sëmundje, tha Yermak në një deklaratë të publikuar në Telegram.

Ai shtoi se shkëmbimi i fundit sporadik i të burgosurve në luftën që filloi në shkurt 2022 "nuk ishte i lehtë" por nuk dha detaje.

Shtabi Koordinues i Ukrainës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës pretendoi se pothuajse gjysma e 80 burrave dhe 20 grave ushtare që u kthyen në shtëpi "kanë plagë të rënda, sëmundje ose janë torturuar" pa paraqititur asnjë provë për pretendimet.

 

 

Ushtarër rus të burgosur që u shkëmbyen