Shpërthim në Vaun e Dejës, i vendoset tritol makinës së kreut të PD

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës në Shkodër, ku mësohet se i është vendosur tritol, makinës së kryetarit të degës së PD, Bernard Ndrecës, në makinën e tij. Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Banesa e z. Ndreca ndodhet në fshatin Paçram dhe shpërthimi ka ndodhur rreth orës 7:00 në momentin kur Ndreca po hipte në makinën e tij.

Ky incident, i cili nuk duhet ende nëse ishte paralajmërim apo atentat i dështuar, ndodh në nisje të një fushate elektorale ku z. Ndreca është angazhuar me të gjitha energjitë me Koalicionin "Bashkë fitojmë" për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Një grup hetuimi ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Shkodrës.