Kiara shpërthen në lot, mërzitet nga imitimi që i bënë në Portokalli

Disa nga banorët kanë parë veten e tyre të imituar në Portokalli ditën e sotme, por duket se Kiara nuk është ndjerë mirë nga imitimi që i kanë bërë dhe këtë gjë ia ka treguar dhe Luizit.

Ndërsa po qëndronte me Luizin, Qetsorin dhe Efin, Kiara është prekur në një moment dhe ka shpërthyer në lot.

Luizi e ngushëllonte duke i shprehur se sa shumë e do dhe e puthte e përqafonte.

"Uroj që këto lot të bien mbi ata që e meritojnë", i tha Luizi.