Dy klube angleze futen në garë për Nicolo Barellën
Nicolo Barella konsiderohet si një prej futbollistëve italianë më të mirë në rolin e tij dhe jo më kot për 26-vjeçarin e Interit kanë nisur zërat në lidhje me merkaton verore.
Së fundmi, nga Anglia del në pah interesi i Liverpoolit, por edhe i Chelseat.
Në fakt, objektivi kryesor i “The Reds” është Jude Bellingham i Borussia Dortmund, por për të mbërritur te talenti britanik nuk është një rrugë e lehtë pasi Real Madrid është investuar fuqishëm për ta transferuar në “Bernabeu”.
Ndaj, opsioni më i arritshëm është Nicolo Barella, për të cilin Liverpooli është gati të investojë deri në 65 milionë paundë.
Nga ana tjetër, edhe Chelsea mendon për Barellën megjithatë situata te “Blutë e Londrës” është pak e paqartë sepse merkato do të varet nga trajneri i sezonit të ardhshëm dhe planet aktuale mund të ndryshojnë.
Në këtë formë, Liverpooli është kandidati më serioz për të transferuar Barellën, me Interin që do të provojë të rezistojë për një lojtar që e konsideron si kapitenin e së ardhmes, megjithatë oferta e anglezëve dhe vendosmëria e lojtarit për të provuar një eksperiencë të re mund të rezultojë vendimtare.