Rusia pretendon se kontrollon 75 për qind të qytetit Bakhmut

Sipas zyrtarit nga Rusia, Denis Pushilin, forcat ruse kontrollojnë 75 për qind të një qyteti Bakhmut.

Ai e bëri këtë pretendim duke shtuar se ishte shumë herët për të folur për marrjen e plotë të kontrollit të këtij qyteti, shkruan Sky News.

Ndryshe, Bakhmuti është bërë i rëndësishëm për Ukrainën, ku Volodymyr Zelensky po përpiqet të mbajë qendrën lindore të minierave në mënyrë që të mos humbasë vrullin në mbështetjen e brendshme dhe ndërkombëtare për përpjekjet e luftës.