Të bllokuar për rreth 18 orë, shpëtohen të gjithë minatorët e Trepçës

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të ndërmarrjes ‘Trepça’, Ibrahim Jonuzi, ka thënë se të gjithë minatorët që kanë mbetur të ngujuar për rreth 18 orë në Minierën e Trepçës janë shpëtuar.

Jonuzi për Telegrafin tha se gjendja shëndetësore fizike e minatorëve është e mirë, pos që kanë pasur shqetësime për shkak të bllokimit të gjatë në minierë.

‘Kanë pasur shqetësime për shkak të ngujimit të gjatë, por gjendja e të gjithëve është e mirë’, deklaroi Jonuzi.

Rreth 50 minatorë kishin mbetur të ngujuar nga mbrëmë në horizontet 9, 10 dhe 11 me rreth 900 metra nën tokë.

Shkak i ngujimit të tyre kanë qenë problemet me energji elektrike.

Në vendin e ngjarjes sipas kanë arritur edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, drejtuesit e Trepçës dhe ekipet e emergjencës.