FOTO/ SHBA, të shtëna jashtë një banke, 5 të vrarë e disa të plagosur
Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. CNN raporton se një person ende i paidentifikuar hapi zjarr jashtë një banke në Louisville, Kentaki.
Policia ka konfirmuar se 5 persona kanë vdekur, ndërsa 6 të tjerë janë dërguar me urgjencë në spital.
Raportohet se njëri prej viktimave është efektiv policie, ndërsa edhe autori ka mbetur i vdekur.
Policia në Louisville, Kentaki, ka konfirmuar se të paktën pesë persona janë vrarë nga të shtënat në qytet.
Gjashtë persona të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spitalet lokale, duke përfshirë një oficer policie.
Në një konferencë për shtyp, Policia e Louisville tha se hasën të shtëna aktive me armë zjarri.
Sulmuesi ka vdekur. Është e paqartë se çfarë çoi në vdekjen e tij.
Agjentët e FBI-së u përgjigjën në vendngjarje dhe po ndihmojnë policinë lokale, tha byroja në Twitter.
Në Twitter, Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear tha se ai ishte nisur për në vendin e të shtënave.
“Ju lutemi lutuni për të gjitha familjet e prekura dhe për qytetin e Louisville,” shtoi ai.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Craig Greenberg, gjithashtu mbërriti në zonë menjëherë pas të shtënave.
Incidenti ndodhi në zonën qendrore të Louisville, afër stadiumit të bejsbollit 'Louisville Slugger Field' dhe pak më larg nga 'Qendra Ndërkombëtare e Konventave' në Kentaki dhe Qendra 'Muhammad Ali'.