Dy tërmete të fuqishme godasin Turqinë

Dy tërmete 5.0 ballësh kanë goditur pjesën perëndimore të Turqisë dhe provincën Manisi, por nuk ka raporte për viktima dhe dëme materiale.

Sipas mediave turke, tërmetet e pasdites të së premtes kanë shkaktuar panik te qytetarët, të cilët kanë dalë të tmerruar në rrugë.

Tërmeti i parë ka ndodhur në qytetin e Selendit pas orës 16.00, ndërsa i dyti ka ndodhur një orë më  vonë në qytetin Sehzadeler.

Tërmetet janë të shpeshta në Turqi, por më i fuqishmi i dekadave të fundit ka qenë ai i 1999 , ku humbën jetën rreth 18.000 njerëz