Tmerr në Gjermani për Pashkë/ Gjenden të vdekur në banesë dy vëllezër arrestohet një i afërm për vrasjen
Dy fëmijë u gjetën të vdekur në një apartament në Hockenheim të Gjermanisë për Pashkë. E pyetur nga BILD, policia tha se bëhej fjalë për dy vëllezër.
Djemtë ishin shtatë dhe nëntë vjeç, sipas zyrës së prokurorit publik dhe selisë së policisë në Mannheim. Një i afërm i fëmijëve të vrarë u arrestua si i dyshuar për kryerjen e krimit.
“Për shkak të situatës në të cilën u gjetën, policia supozoi se ishte një krim”, tha një zëdhënës i policisë për Bild.
Hetuesit nuk kanë dhënë detaje të tjera për shkakun e vdekjes.
Sipas informacioneve të BILD, policia është njoftuar për krimin rreth mesditës.
Një zëdhënës i policisë theksoi se trupi i djalit do të dërgohet për autopsi të martën. Nuk u dhanë më shumë detaje për fëmijët.
Prokuroria publike në Mannheim dhe departamenti i krimeve të rënda të Departamentit të Policisë Kriminale në Manheim kanë nisur hetime të mëtejshme kundër gruas së arrestuar.