Dzeko komenton polemikat me Juventusin: Tregimi i logos që bëra ishte më e pakta
Përballja e parë gjysmëfinale mes Juventus dhe Inter hapi me të vërtetë shumë polemika në Itali. Një derbi italian si kjo ndeshje, padyshim që ka tensione mes lojtarëve, por në këtë sfidë nuk u mjaftuan as kartonët e kuq.
Lukaku, Cuadrado dhe Handanovic nuk do të jenë të pranishëm në ndeshjen e kthimit në Milano pasi u ndëshkuan me kartonë të kuq pas një përleshje në fund. Për mikrofonat e “TV N1 Sarajevo”, ka zgjedhur të flasë sulmuesi i Interit, Edin Dzeko.
“Gjatë ndeshjes ndodhën disa gjëra që nuk duhet të kishin vend në fushat e futbollit, për të cilat është folur për ditë me radhë. Tifozët tanë na mbështetën gjatë gjithë takimit dhe në këtë mënyrë doja t’i falënderoja.
Në fundin e takimit tregova qartazi logon e Interit dhe kjo ishte mënyra më e pakët për të falenderuar ata. Kam pasur marrëdhënie të mirë që nga dita e parë që erdha në Milano dhe jam mirënjohës për këtë.” – u shpreh Dzeko.