'Provimi u ndërpre 7 herë': Studentët e huaj të zemëruar që i detyruan të kthehen në Ukrainë për testim
Studentët e huaj nga vendet afrikane dhe aziatike që u larguan nga Ukraina kur Rusia filloi pushtimin e saj të paligjshëm, janë ankuar se janë detyruar të kthehen në vendin e shkatërruar nga lufta për të dhënë provimet kryesore.
Më 14 mars, disa nga 76,000 studentët e huaj që studionin mjekësi në Ukrainë përpara se të shpërthente lufta u kthyen në këtë vend për të dhënë provimin përfundimtar të licencimit Krok 2 për të marrë diplomat.
Para se të shkonin në Ukrainë, atyre iu tha nga Universiteti Mjekësor i Kievit se ata ishin "përgjegjës për sigurinë dhe jetën e tyre" pavarësisht faktit se pot ë mos shkonin do t’u rrezikoheshin vite të tëra studimesh dhe shpenzimesh.
"Na është dashur të ndërpresim provimin shtatë herë për shkak të alarmit ajror të raketave. Dhoma ishte e ftohtë dhe pothuajse nuk kishte dritë. Provimi zgjati nga ora 9:00 deri në orën 16:00 për shkak të ndërprerjeve të ndryshme dhe me të 50 personat që e dhanë provimin unë dështova”, tha S., një student i mjekësisë në Universitetin e Donetsk nga Jemeni, i cili bëri provimin në Kiev.
“Duhet ta bëj sërish pa e ditur si do të jetë situata”, shtoi S., duke kërkuar anonimitetin.
Sipas Bordit të Testimit të Ministrisë së Shëndetësisë të Ukrainës, studentët që nuk e kaluan provimin e tyre Krok 2 mund ta rimarrin atë brenda tre viteve, megjithëse duhet të presin të paktën një vit. Kjo do të thotë se ata duhet ta ribëjnë vitin e fundit dhe për këtë arsye të paguajnë tarifën vjetore të shkollimit.
Studentët me të cilët Euronews ka rënë në kontakt pohuan se shokët e tyre nga Zaporizhzhia e morën diplomën pa e bërë provimin përfundimtar.
I kontaktuar me telefon, Universiteti i Zaporizhzhia nuk dha shpjegime për vendimin për lëshimin e diplomave pa provim dhe në vend të kësaj e referoi Euronews në Ministrinë e Shëndetësisë. Një zëdhënës i Bordit të Testimit të Ministrisë së Shëndetësisë të Ukrainës ndërkohë tha për Euronews se Universiteti Shtetëror Mjekësor dhe Farmaceutik i Zaporizhzhia ka përgjegjësi ekskluzive për lëshimin e diplomave për studentët.