Tirana paguan gjobën, ndaj Kukësit luhet me tifozë

Tirana do të luajë në Elbasan me Kukësin një ndeshje, e cila do të jetë me tifozë. [Collage Maker-10-Apr-2023-11-49-AM-580] Klubi bardheblu ka paguar gjobën për sfidën me verilindorët dhe kështu tifozët do të jenë në stadium. Klubi ka nxjerrë në shitje edhe biletat që mund të gjenden te pika në “Selman Stërmasi” dhe në Elbasan.

Tribuna VIP kushton 1500 lekë, pjesët e tjera të tribunës, 1000 lekë, ndërkohë që gjithë zonat e tjera të stadiumit 300 lekë.