", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/April/10/auto_Screenshot_11681123487.jpg", "width": 900, "height": 724 } }

VIDEO/ Qëlloi 4 herë me armë në ajër, arratiset pa lënë gjurmë nusja në Indi

Një nuse në Indi ka qëlluar 4 herë me armë në ajër në dasmën e saj.

Në një video të publikuar në Tëitter nga i afërmi i saj, që më pas ka qarkulluar në media, nusja shihet me një armë në dorë, në krah të burrit të saj dhe ndalon së shtëni pas 4 herësh.

Ngjarja ka ndodhur në shtetin verior indian të Uttar Pradesh dhe policia ka shpallur në kërkim gruan.

Të shtënat me armë gjatë dasmave janë të zakonshme në disa shtete veriore të Indisë dhe shpesh shkaktojnë lëndime dhe madje edhe vdekje aksidentale. Sipas ligjit indian, kushdo që përdor një armë zjarri në mënyrë të nxituar ose të pakujdesshme ose në mënyrë festive duke vënë të tjerët në rrezik, mund të përballet me një dënim me burg ose gjobë ose të dyja.

Policia tha për gazetën Times of India se gruaja ishte arratisur sepse ka frikë nga arrestimi.