Zelensky kritikon Rusinë për sulmin në ditë feste që la të vdekur babë e bijë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kritikoi Rusinë gjatë fjalimit të tij të së dielës për sulmin vdekjeprurës të raportuar nga shërbimi i urgjencës i Ukrainës në Zaporizhzhia gjatë natës.

“Kështu e kalon shteti terrorist këtë të dielë të Palmave”, tha Zelensky duke iu referuar festës në traditën ortodokse lindore ndërsa të krishterët e tjerë festojnë të dielën e Pashkëve.

Të paktën dy persona u vranë kur sulmet ruse goditën qytetin jugor gjatë natës, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, raporton CNN.

“Kjo është mënyra se si Rusia e vendos veten në izolim edhe më të madh nga bota, nga njerëzimi” shtoi Zelensky.