Marinsat amerikane vrasin bashkëpunëtorin kryesor të liderit të ISIS-it

Trupat amerikane kanë vrarë një nga anëtarët  kryesor  të Shtetit Islamik, gjatë një sulmi tokësor në Siri, shkruan  “Fox News”.

Abdurakhmon Uzbek, i cili besohet të jetë nga Uzbekistani, ishte bashkëpunëtori i ngushtë i udhëheqësit të ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadit.

Sulmi ndodhi të premten,  pranë qytetit të Mayadinit në Sirinë lindore.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë janë shprehur se s i luajti një rol kyç në sulmin në një klub nate në Stamboll, në prag të Vitit të Ri, ku mbetën të vrarë 39 persona.

"Ishte një operacion tokësor. Mendoj se kjo është gjithçka që mund të themi," tha zëdhënësi i Komandës Qendrore amerikane, John Thomas./SYRI.net/