", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/April/09/auto_robertson1681067362.png", "width": 900, "height": 608 } }

VIDEO/ Incident i turpshëm në Liverpool-Arsenal, gjyqtari anësor godet Robertson me bërryl

Një situatë e paprecedentë u regjistrua në supersfidën mes Liverpoolit dhe Arsenalit që përfundoi me rezultatin 2-2.

Incidenti ndodhi në pjesën e parë, teksa protagonist u bë asistenti Kostantine Hatzidakis, i cili goditi me bërryl në nofull futbollistin e Liverpoolit, Andi Robertson.

Mbrojtësi iu afrua për t’i thënë diçka gjyqtarit, teksa ky i fundit reagoi në mënyrë të çuditshme duke ngritur e goditur me bërrylin e djathtë në nofull, lojtarin skocez.

Ky moment është duke bërë edhe xhiron e internetit.