Bundesliga/ Stuttgarti fiton në transfertë dhe i largohet fundit

Stuttgarti fitoi sot 3-2 në fushën e Hoffenheim, duke marrë 3 pikë të çmuara në luftën për mbijetesë në Bundesligë.

Një sukses shumë i rëndësishëm për miqtë, të cilët nuk do të jenë më të fundit në përfundim të këtij raundi.

Stuttgarti kaloi në avantazh në minutën e 14-të me anë të Itos, por në të 57-tën barazuan vendësit me Stoger, që realizoi nga pak e bardhë e penalltisë.

Gjithsesi, vetëm pak minuta më vonë miqtë mbyllën ndeshjen me Guirassy dhe Vagnoman.

Goli i Hofmann në minutën e 85-të nuk pati vlerë.

Stuttgarti me këtë fitore shkon në kuotën e 23 pikëve dhe lë pas Herthën e Berlinit e në varësi të rezultatit edhe Schalken.