Premier League/ Liverpooli frenon Arsenalin dhe i bën nder Manchester Cityt

Liverpooli ndal vrullin e Arsenalit drejt titullit kampion në Premier League.

Në “Anfield” sfida më e rëndësishme e javës në elitën e futbollit anglez u mbyll në barazim 2-2.

“Topçinjtë” kaluan në epërsi të dyfishtë në pjesën e parë me golat e Martinellit dhe Gabriel Jesus, por “The Reds” shkurtuan fillimisht diferencën me Salah (42’), që humbi edhe një 11-metërsh në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa tri minuta para fundit të kohës së rregullt barazoi Firmino.

Arsenali shkon +6 nga Manchester City, por skuadra e Pep Guardiolës ka zhvilluar një ndeshje më pak.