SYRI TV/ Protesta në Bërxullë, Hoxha: Ka një vendim të GJK që rrezon VKM e Ramës për grabitjen e pronave
Banoret e Bexulles prej 7 muajsh vijojne protestën kundër projektit të rrugës Thumanë Kashar. Ata shprehen se nuk do të heqin dorë nga protestat, teksa iu bëjnë thirrje institucioneve të reagojnë për problemin e tyre. Në mbështetje të banorëve ka qenë edhe kandidati i opozitës për Bashkinë Vorë, Indrit Hoxha.
Banorët e Bërxullës vijojnë prej 7 muajsh protestat për mbrojtjen e pronave dhe tokave bujqësore që u preken nga projekti i autostradës Thumanë-Kashar. Teksa treguan se inxhinierët e firmës kanë filluar të vendosin shenja në rrugë, ata i bëjnë thirrje institucioneve te reagojnë mbi paligjshmëritë që po u bëhen.
Në mbështetje të banorëve ka qenë edhe kandidati i opozitës për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha, sipas të cilit projekti është në shkelje të plotë të ligjit.
Banorët e Bërxullës do të protestojnë sërish të martën në orën 9:00 para Hipotekes, për t’i rikujtuar përfaqësuesve të këtij institucioni, kërkesën e tyre për pajisje me çertifikatën e pronës./ Gaz: F. Çela, Op: A. Muka, Mont: O. Demo/