Gazetari, Hoxha: E turpshme dhe fyese, socialistët në Shkodër shtrojnë iftar për të mbledhur vota

Gazetari, Julian Hoxha ka reaguar ashpër pas iftarit për të kërkuar vota të shtruar nga ministrja e Ramës, Edona Bilali dhe kandidati për kryetar bashkie, Benet Beci.

Hoxha është shprehur se ky veprim është i turpshëm dhe se në këtë muaj të shenjtë veprime të tilla fyejnë besimtarët mysliman.

Postimi i Hoxhës:

Ajo qe paralajmerova pak dite me pare, sot u konfirmua zyrtarisht nga ministrja e qeverise.

Nuk e di sa e rende duhet te jete jo vetem per Shkodranet si qytetare me vlera, por mbi te gjitha per besimtaret myslimane te Shkodres, qe nijeti (qellimi) i darkes se iftarit te jete VOTA!

Kete e thote Edona Bilali, e cila ka shtruar iftar per besimtaret e KZAZ-s 3,4,5!

Si mundet te perdoresh besimin dhe shenjterine e Ramazanit, duke fyer besimtaret ne nje nga ritet e tyre me te çmuara, siç eshte shtrimi i Iftarit?!

Nuk e di nese eshte lapsus apo e qellimte, por ministrja u detyrohet se paku falje besimtareve myslimane, qe i trajton thjesht si votues, e asgje me shume!

Por dhe nese Ministrja nuk e ben, e sigurte qe Shkodra dhe shkodranet me qytetari dhe urtesi, kane per ta dhene nje pergjigje mesin e majit.