VIDEO-SYRI TV/ Të sigurosh bukën me hedhurina, Farudin Shakaj: Djali më vdiq, vajza e sëmurë
Mbetjet urbane janë e vetmja mundësi për të siguruar të ardhura për shumë shqiptarë. SYRI TV sjell historinë e 53-vjeçarit Farudin Shakaj nga Vlora, të cilit pas ii janë mbyllur dyert nga institucionet, mbledh materiale të riciklueshme për të siguruar të ardhurat e bukës së familjes. Por kjo nuk është e vetmja dramë për 53-vjeçarin.
Nga SYRI TV
Kjo është fusha e mbeturinave në Vlorë, e cila veç se është një bombë ekologjike në mes të qytetit, për shumë banorë tashmë është kthyer dhe në vend për të siguruar bukën e gojës.
Farudin Shakaj, 53-vjeç, çdo ditë mbledh materiale të riciklueshme në fushën e mbetjeve, të cilat më pas i shtet për të siguruar të ardhura për jetesë.
Këtë punë ka zgjedhur ta bëjë nga halli, pasi sipas tij, bashkia dhe institucionet publike i kanë mbyllur çdo derë.
Me këtë punë, Farudini siguron deri në 1 mijë lekë të reja në ditë. Me to blen ushqim, por edhe medikamente për vajzën e mitur të sëmurë, ndërsa një djalë i mitur i ka ndërruar jetë gjatë kohës që i është djegur banesa.
Në Vlorë mes mbeturinave jetojnë dhe punojnë çdo ditë shumë të tjerë, të në fakt, janë të vetmit që kryejnë edhe seleksionim të mbetjeve të riciklueshme, punë që në fakt do të duhet ta bënin vet bashkitë, për të shmangur miliona euro kosto për djegien e mbetjeve në inceneratorë.