Braimllari nga Njësia 11: Vota për Belind Këlliçin është votë për ndryshim

Nën kryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka denoncuar gjendjen skandaloze që Veliaj e ka lënë Njësinë 11 në Tiranë.

Braimllari është shprehur se me 14 maj duhet të bëhemi bashkë që të votojmë ndryshimin, të votojmë Bleind Këlliçin.

“Jemi te Njësia 11 në zonën e Instituti Bujqësor pikërisht në rrugën Kastrioti është në një gjendje të mjerueshme ku ka mungesë të theksuar të infrastrukturës, prandaj të bëhemi bashkë dhe të votojmë ndryshimin, të votojmë Belind Këlliçin,” u shpreh Braimllari.

Postimi:

Vota për Belind Këlliçin është votë për ndryshim.

Më 14 maj kthejmë vëmendjen tek qytetarët.

Më 14 maj njësia 11 dhe e gjithë Tirana do marri shërbimin e munguar.