“Klani Bon Vivant”, ish-deputeti reagon ndaj shkrimit kundër ish-krerëve të UÇK-së: Nuk është e rastësishme
Ish-deputeti i LVV-së, Afrim Kasolli, ka reaguar ndaj mediumit ndërkombëtar “Hyphen Online”, i cili më 5 mars ia kishte dedikuar një shkrim ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po akuzohen për krime lufte.
Shkrimi i këtij mediumi me zyre në Angli dhe Uells mban titullin: “Dënimi i ish-liderëve të Kosovës për krime lufte mund të jetë mënyra më e mirë për të arritur stabilitet afatgjatë në Ballkan”.
“Ndërsa ish-presidenti Hashim Thaçi po gjykohet në Hagë, lirimi i tij rrezikon të ndezë ndjenjat antiperëndimore në Serbi dhe të prishë përpjekjet e pajtimit të Evropës”, thuhet ndër të tjera në artikullin e këtij mediumi.
E sipas Kasollit, ky shkrim nuk është i rastësishëm. Ai shtoi se është simptoma e një fushatë ndërkombëtare të mirë-organizuar ndër vite për ta kriminalizuar me çdo kusht UÇK-në, si pjesë e planeve për të amnistuar Serbinë nga pesha e mëkatit të se kaluarës.
“Dhe kjo qasje mjerisht kishte gëzuar një mbështetje herë të heshtur e here të hapur edhe në shumë qarqe evropiane. Falë kësaj strategjie u shtua një presion i paparë ndërkombëtar mbi Kosovën për ta themeluar Gjykaten Speciale. Kosova nuk guxonte të drejtohej edhe më tej nga fitimtaret e luftës. Sepse kjo ishte ofendim për Serbinë. Ata duhej izoluar politikisht me akuza monstruoze”, shkroi ai në Facebook.
Kasolli shtoi se kur tash po qartësohet se Gjykata Speciale është një farsë, e njëjta po e diskrediton vetën dita ditës. Por, ai theksoi se po kërkohet dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, ndonëse nuk janë fajtorë.
“Mirëpo, kur tashmë po bëhet gjithënjë e me qartë se kjo gjykatë është një farse, se ajo po e diskrediton dita ditës veten, përsëri kërkohet dënimi i tyre, edhe nëse nuk janë fajtorë. Sepse vetëm kështu mund të arrihet paqja dhe pajtimi i Serbisë. Se nuk ishte vetëm shteti serb që kishte kryer krime në këto hapësira, por edhe drejtuesit e luftës nee Kosovë”, vijoi Kasolli.
“Pra në këtë mënyrë duhet vrarë ndërkombëtarisht idenë e rezistencës dhe luftës së drejtë të shqiptarët. Ata nuk ishin çlirimtarë por një strukturë e organizuar që kishte luftuar për pushtet personal me metoda kriminale. Kjo është pak a shumë tendenca e këtij shkrimi dhe shumë të ngjashme se ky”, vijoi Kasolli.
Për Kasollin, një propagandë e tille nuk është se nuk ka lënë gjurmë në politikën kosovare.
Prandaj, ai thotë se kjo është arsyeja se pse sot gjithnjë e më pak përfaqësues politikë nga kjo shtresë kanë pozita drejtuese partiake dhe institucionale shtetërore.
Këtu, ai thotë se duhet të përjashtohet kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili nuk kaloi pragun zgjedhor në zgjedhjet e fundit parlamentare.
“Përjashto Ramush Haradinajn që ka mbetur si “relikt” i kësaj trashëgimie. Dhe Fatmir Limajn pesha politike e të cilit është tkurrur ndjeshëm. Madje, këtu duhet kërkuar edhe një pjesë të arsyes së fshehtë se pse ka një rezistencë të heshtur ndaj kthimit të tij në ne ish-partine e tij, PDK, vecanerisht nga një strukturë poltike “postomoderne” e lidhur kryesisht me klanin Bon Vivant”, theksoi Kasolli.
“Sepse në qendër kjo parti nuk guxon të ketë më individë të sukseshëm nga trashëgimia e luftës. Është ky inxhering mental që ka ndikuar që edhe ky formacion i cili dikur ishte trashëgimtari kryesore i luftës, sot të drejtohet nga një konikunkture pa vetëdije historike dhe politike. Kryesisht e identifikuar nga një fryme klienteliste biznesore. Sepse, siç po e dëshmon ky shkrim i sipërcekur, dhe si thash shumë të tjerë si ky, të cilët ndër vite e helmuan opioninion vendor dhe ndërkombëtar, të parët janë pengesë për Serbinë e Vuçiqit”, përfundoi ai.