VIDEO/ Makina përplas qytetaren në mes të Tiranës

Një aksident ka ndodhur në Tiranë, paraditen e sotme në mes të Tiranës.

Një qytetare është përplasur nga një automjet, përballë maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’, ose siç njihet ‘Materniteti i vjetër’

Forca të shumta police kanë mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që qytetarja është dërguar me urgjencë për në spital.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 09.04.2023, në afërsi të maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’, mjeti me drejtues shtetasin N. I., ka aksidentuar një shtetase (këmbësore) rreth 50 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.