U mundën nga Lazio, Di Maria: Meritonim më shumë, duhet të jemi më të bashkuar se kurrë

Juventus u mund këtë të shtunë me rezultatin 2-1 nga Lazio dhe për këtë arsye sulmuesi i “bardhezinjve”, Di Maria ka dashur të shpreh mendimin e tij me mënyrën si shkoi kjo ndeshje.

Në një reagim në rrjetet sociale argjentinasi u shpreh se skuadra e tyre meritonte më shumë.

“Ne meritojmë shumë më tepër. Duhet të vazhdojmë të punojmë, ndeshje vendimtare dhe shumë të rëndësishme po vijnë. Jepi Juve, më e bashkuar se kurrë”-shkruan sulmuesi.