VIDEO-SYRI TV/ ‘Pushtetarët hanë, ne vuajmë’. Përlotet banori i Bërxullës: Kanë marrë miliardat! Janë të pa shpirt
Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish kundër projektit të rrugës Thumanë-Kashar, duke e quajtur ‘abuziv’.
Një nga banorët është shprehur se pushtetarët ‘kanë marrë miliardat për atë rrugë, secili ka marrë llokmat e majme, kurse ne vuajmë këtu.’
I përlotur, ai u shpreh se nuk ka pasur asnjë reagim dhe ata duhet të dalin në protestë në muaj Ramazani.
Ndërsa i drejtohet qeveritarëve ‘turp, turp, turp, jeni pa gjak e pa shpirt, qeshni e bëni sehir me ne.’
‘Nuk ka asnjë lloj reagimi, asnjë përgjigje. Nuk duan t’ia dinë fare kanë filluar punimet apo jo. Ky projekt është abuziv dhe është i bërë në studiot e Italisë. Kanë marrë miliarda lekë për atë rrugë.
Secili ka marrë llokmat e majme, hanë pushtetarët dhe vuajmë ne këtu., Më vjen të qaj se një pjesë janë me Ramazan, turp, turp që rrinë e qeshin e bëjnë sehir, nuk bashkohen me hallet e popullit.
Janë pa gjak, pa shpirt, turp të kenë, jam i irrituar. Janë mosmirënjohës ndaj banorëve që i kanë shërbyer pushtetarëve, me votat e popullit erdhën në pushtet. Duan të na shohin shtrirë në tokë, të kalojnë në trupat tonë’, tha ai.