Makina përplas traktorin, plagoset drejtuesi

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Tapizës në Fushë Krujë, ku është përfshirë një makinë dhe një mjet bujqësor.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shtetasin Q. S., 58 vjeç, drejtuesi i traktorit, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, shtetasi A. Sh., 42 vjeç, drejtuesi i makinës tjetër të përfshirë në aksident është shoqëruar në komisariat për të zbardhur dinamikën e kësaj ngjarje.