Meta uron ditëlindjen e Monikës: Do të mbetet gjithmonë gjimnazistja ëndërrimtare

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar ditëlindjen e bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Me një shënim të shkurtër në Facebook, ku Meta ka publikuar edhë një fotografi të vjetër të çiftit, shkruan se, ‘për mua do të mbetet gjithmonë gjimnazistja ëndërrimtare!’

‘Edhe 100 Pranvera të reja për Monën!

Ajo për mua do të mbetet gjithmonë gjimnazistja ëndërrimtare!’, shkruan kreu i PL-së, Ilir Meta në postimin e  tij në Facebook.