FOTO/ Besimtarët katolikë festojnë Pashkën

Besimtarët katolikë  kremtuan mbrëmë në Katedralen e Shën Palit Pashkën. Kjo festë është shumë e rëndësishme për Krishtërimin, pasi shënon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit.

Besimtarët ndoqën meshën që u drejtua nga kreu i Kishës Katolike në Shqipëri Imzot Arjan Dodaj.  

Festimet e Pashkëve nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës.

Të gjithë mblidhen rreth tryezës nën refrenin e kësaj dite festive që është:  ‘Krishti u ngjall, vërtet u ngjall’.

Në mesazhin e tij për të gjithë besimtarët Imzot Arjan Dodaj tha se mesazhi i Krishtit të ringjallur vjen në një moment kur bota ka më shumë nevojë.