E rëndë në Shkodër, 54-vjeçari me motor del nga rruga dhe humb jetën
Aksident me vdekje në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.
Një 54-vjeçar që po lëvizte me motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.
Përplasja ka rezultuar fatale për Z.L, banues në fshatin Gomsige e Re.
Njoftimi i policisë
Më datë 08.04.2023, rreth orës 22:20, në aksin rrugor Shkodër- Velipojë shtetasi Z. L., 54 vjeç, banues në fshatin Gomsige e Re, Velipojë duke drejtuar motomjetin e tij pa targa, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë drejtuesi i motomjetit shtetasi Z.L, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.