FOTOLAJM/ Po hidhnin asfalt elektoral, makineritë thyejnë shtyllën elektrike te '21 Dhjetori'

Pamjet që shihni i përkasin Rrugës "Naim Frashëri", pranë kryqëzimit të "21 Dhjetorit", te Njësia 7 në Tiranë.

Mes punimeve për shtrimin e asfaltit elektoral një nga shtyllat e tensionit të lartë është dëmtuar dhe për pasojë rrëzuar teksa sipas raportimeve nuk ka të lënduar. 

Ka qenë një nga makineritë e firmës që po hidhte asfalt elektoral që ka dëmtuar strukturën e shtyllës. 

Telat dhe kabllot që përcjellin energji elektrike ndodhen në rrugë duke kërcënuar jetën e qytetarëve. 

Shtylla ndodhet në gjendjen që shihni në këto pamje që sjell Syri.net, ndërsa asnjë nga punëtorët e ndërmarrjes së bashkisë nuk duket aty për largimin e saj.

Ndërhyrjet në rrugët e brendshme të lagjeve të Tiranës vetëm disa ditë larg zgjedhjeve ku po kryhen punime pa cilësi, por vetëm për vota, po shndërrohen në rrezik për jetën e qytetarëve. 

Taksapaguesit përballen çdo ditë me fasadën elektorale të Erion Veliajt.