Adriana Kalaja: Ja pse qytetarët e Tiranës duhet të votojnë Belind Këlliçin
Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja ka treguar se qytetarët e Tiranës duhet të votojnë Belind Këlliçin si kryetar bashkie sepse është politikani i denjë me një karrierë të pastër politike.
E ftuar në edicionin e pasdites me moderatorin Bled Marku në Syri Tv, Kalaja është shprehur se Belind Këlliçi është një kandidat që ka një program të prekshëm dhe të realizueshëm, korrekt dhe i pastër me ligjin.
“Ka nje diferencë shumë të madhe me kryetarin që është sot në detyrë, por që e dimë të gjithë që është ilegjitim aty. Së pari, që për mua është tipari kryesor, që Belind Këlliçi ka një karrierë shumë të pastër politike deri në ditën kur pranoi të futej në garën e primareve si gara më e mirë në demokracinë e tyre të 32 viteve por sidomos në demokracinë e brendshme të një partie, të një force politike. Në këtë kuptim, fakti që Belind Këlliçi është kandidat idalë nga një proces si primaret, unë mendoj që ka një favor shumë të madh. Pra, e kanë zgjedhur anëtarët e partisë demokratike, e kanë zgjedhur një pjesë tjetër e qytetarëve të Tiranës që ne i kemi emërtuar me cilësimit simpantizantë, por është edhe një pjesë tjetër e zonës gri e cila duke pasur një pakënaqësi të madhe në këto 8-të vite, duke pasur të njëjtat probleme, si ai që aderon në një parti, si ai që beson në një parti tgek Belind Këlliçi shikojnë një kandidat, një kryetar partie i cili jo vetëm që ka një program të prekshëm, të realizueshëm por mbi të gjitha nuk ka asnjë akuzë mbi vete. Pra, gjatë gjithë karrierës së tij të të bërit politikë ka qenë korrekt më ligjin, ka qënë korrekt me votuesit, korrekt me atë çka shohim ne sot që shpërdorohet më shumë, me pronën dhe paratë publike. Në këtë kuadër unë mendoj që vota për Belind Këlliçin është një votë përfaqësimi e secilit prej qytetarëve të Tiranës", tha ajo.